Sot në dt 1-04-2007 u bë mbledhja për krijimin e Fondacionit Shkencor për Studime në Ballkan “Herodoti” me inisiativën e një grupi shkencëtarësh. Fondacioni jo fitimprurës “Herodoti” përfshin në gjirin e tij 18 antarë dhe 4 miq të tij, nga te cilët 4 janë me shtetësi greke, një me shtetësi bullgare, kurse të tjerët janë me shtetësi shqiptare. Tre prej tyre janë antarë korrespodentë përkatësisht nga Universiteti i Selanikut, Akademia e Shkencave e Sllovenisë, Universiteti i Tiranës. Qëllimi i kësaj kompanie shkencore është të afrojë për bashkëpunim shkencor veçanërisht shkencetarët emigrantë nga Ballkani në Greqi të cilët inkurajohen për të aderuar. Procesi i aderimit është i hapur. Theksojmë se të interesuarit duhet të plotësojnë një nga këto kushte.
1.të kenë kryer studime pasuniversitare dhe botuar në revista të njohura shkencore
2.të kenë gradë shkencore
3. të kenë dhënë ose të japin mësim në sistemin e arsimit të lartë.
Mbledhja e dytë e rradhës do bëhet në 13 prill 2007
Për hollësi të tjera në telefonat 6978094064, 6947036390
e-mail 1: herodot_2@yahoo.gr
Web-site: http://herodotos-foundation.blogspot.com/
Nga këshilli drejtues i fondacionit shkencor “Herodoti”
No comments:
Post a Comment